Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për bllokadën në Kuvend është e qartë që deputetët janë të obliguar që të marrin pjesë në votim.
Sipas saj Kushtetuesja nuk ka evidnetuar shkelje por ka treguar procedurën e konsitutimin dhe se asnjëra formë e votimit nuk është e përjashtuar.
“Tani ose mundet Gjykata ta sqarojë aktgjykimin e vet, të vijë me shpjegime shtesë, apo partitë mund të pajtohen që ta konstituojnë Kuvendin vetëm sa për ta shpërndarë dhe për të shkuar në zgjedhje”, ka theksuar Kusari-Lila, para vazhdimit të 43-të të seancës politike.
Ajo ka thënë se nuk sheh zgjidhje tjetër për shkak të mosbesimit që sipas saj ekziston ndaj LVV-së.
“Fatkeqësia, përveç bllokadës është të mosbesimi të thellë në çfarëdo procesi, ose çfarëdo propozimi që ka ardhur nga ana jonë”, ka deklaruar ajo.