LAJME

Kusari-Lila: Çmimet janë rritur si pasojë e luftës në Ukrainë

Kusari-Lila: Çmimet janë rritur si pasojë e luftës në Ukrainë
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Qershor 2022, 13:04

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila, në debatin në Kuvendin e Kosovës ka thënë se çmimet janë rritur si pasojë e luftës në Ukrainë.

Kusari – Lila tha se me këtë rast opozita po bën politikë të padrejtë.

Shefja e GP-së së VV-së ka përmendur edhe hapat që i ka ndërmarrë qeveria për t’i dalë në ndihmë qytetarëve, duke u përmendur ndarja e 100 eurove për të punësuarit dhe studentët.

Udhëheqësja e deputetëve të Vetëvendosjes shtoi se gjatë dy vjetëve janë rritur të hyrat nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika