Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj.
Kurz uron Hoxhajn përmes telefonit rreth kandidaturës për kryeministër

Kurz e ka uruar Hoxhajn për kandidimin për kryeministër të Kosovës.
“Sapo përfundova një telefonatë urimi dhe përgëzimi për kandidaturën time për kryeministër me mikun tim, kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Biseduam për sfidat që kanë përfshirë shtetet tona dhe botën, me pandeminë dhe krizën e madhe ekonomike të shkaktuar. Kancelari Kurz më siguroi se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj të shtet-ndërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike. Ne jemi me fat që kemi miq si Austria dhe kancelari Kurz. Vielen Dank für die Unterstützung!”, shkruan Hoxhaj në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Totaj në 27-vjetorin e PDK-së: Histori rezistence, sakrifice dhe shtetndërtimi

Kosova planifikon të prodhojë municione, dronë, antidronë, sisteme elektronike ushtarake e blinda

Ulutash në deklaratën lamtumirëse: Siguria afatgjate në Kosovë nuk është ushtarake, por politike

