Burimet natyrore, popullsia e re dhe e talentuar, si dhe pozita e mirë gjeografike e Kosovës, u veçuan nga kryeministri Albin Kurti si potencial i madh për investim nga kompanitë norvegjeze, në takimin me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Norvegjisë, Jan Christian Vestre.
Kurti theksoi synimin dhe nevojën e vendit për rritjen e kapaciteteve dhe diversifikimin e energjisë elektrike, me vëmendje të veçantë te burimet e ripërtëritshme.
Ai ftoi edhe për më shumë investime për energji të ripërtëritshme, me fokus të veçantë në atë diellore, të erës dhe ujit, si dhe në sektorin e minierave dhe mineraleve.





