Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me drejtorin e Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, Elez Biberaj.
Kurti e vlerësoi “Zërin e Amerikës” si zë të informacionit të lirë që promovoi ndryshimet e mëdha për shqiptarët e Kosovës dhe jashtë saj. Në veçanti, ai e vlerësoi angazhimin e Biberaj si historian dhe gazetar me përvojë 40-vjeçare.





