Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se mbrëmë e ka shkelur nenin 4 të propozimit të Bashkimit Evropian për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurti: Vuçiqi mbrëmë e shkeli nenin 4 të propozimit të BE-së

Sipas Kurtit, Vuçiq e ka shkelur propozimin e BE-së duke u zotuar se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, njofton Klan Kosova.
“Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të nenit 4 të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

