LAJME

Kurti viziton studentët e Shkollës Verore Ndërkombëtare në Universitetin e Prizrenit

Kurti viziton studentët e Shkollës Verore Ndërkombëtare në Universitetin e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Gusht 2024, 20:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Kulturës,Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku ka vizituar sot studentët e Shkollës Verore Ndërkombëtare në Universitetin e Prizrenit.

Kjo shkollë verore, me studentë nga 45 vende të botës, po zhvillohet me temën “Zbulimi i Diversitetit: Dija Nuk Njeh Kufij”.

Gjatë vizitës së tij Kurti tha se studentët e profesorët janë pasqyra e një vendi të cilët shfaqin si duken vendet, kontinentet, dhe e ardhmja e tyre.

Ai i njoftoi ata se në pothuajse tre vite e gjysmë qeverisje, arsimi i lartë është bërë pa pagesë.

Studentëve Kurti iu foli edhe për diasporën, duke e quajtur të rëndësishme dhe aktive, ku tashmë ata po kërkojnë mënyra të reja për të investuar dhe kontribuar në vendin tonë./

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika