Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes në panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë dhe teknologjisë, “Hannover Messe 2025″, vizitoi stendat dhe pavijonet e kompanive lidere si Bosch Rexroth, Festo, Siemens, Aleph Alpha, SAP dhe Schneider Electric.
Bëhet e ditur se ai u njoh nga afër me përfaqësuesit e kompanive si dhe me punën që e zhvillojnë në fushat e teknologjisë inteligjente të prodhimit, automatizimin industrial dhe ekosistemet digjitale.
“Krahas takimit me drejtorin ekzekutiv të Bosch Rexroth, Steffen Haack, në margjina të panairit, kryeministri Kurti u mirëprit edhe nga drejtori ekzekutiv i Deutsche Messe, Jochen Köckler, organizator i panairit. Ata diskutuan mbi realizimin e një projekti të përbashkët vitin e ardhshëm dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit me panairin e Hannover Messe.





