Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit politik, Ukshin Hoti, kryeministri Albin Kurti mori sot pjesë në ngjarjen e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në nderim dhe kujtim të jetës dhe veprës së profesorit të shquar Ukshin Hoti, ku vizituan shtëpinë muze në Krushë e Madhe.
Në Shtëpinë Muze të profesor Ukshin Hotit, kryeministri Kurti ishte nën shoqërinë edhe të veprimtarëve të tjerë të cilët njohën personalisht Hotin.





