LAJME

Kurti viziton festivalin Hardh Fest

Kurti viziton festivalin Hardh Fest
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Shtator 2023, 20:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në festivalin tashmë të njohur ndërkombëtarisht “Hardh Fest”, i cili po mbahet në Rahovec.

Ai fillimisht ka marrë pjesë në aktivitetin e orës poetike, e njohur si “Hardh ora poetike Xhevdet Bajra”.

Pas kësaj, Kurti ka vizituar prodhuesit vendorë të cilët kanë ekspozuar produktet e tyre.

Kjo është dita e tretë e edicionit të sivjetmë të “Hardh Fest”, ngjarje kjo që për tri ditë me radhë ka sjellur aktivitete të ndryshme për vizitorët si dhe ka promovuar rrushin dhe produktet e tjera vendore./Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika