Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot vizitoi familjen e Adem Mikullovcit, ku ka thënë se intelektualët dhe artistët e mëdhenj si Adem Mikullovci, e kanë vendosur veten në ballë të popullit, pa marrë parasysh rrezikun.
“Adem Mikullovci pa u trembur prej përndjekjes nga regjimi mizor serb, ishte pjesëmarrës i Kuvendit që shpalli Kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990, dhe gjithnjë ishte me vepër e me zemër pranë çështjes kombëtare”, ka shkruar Kurti në Facebook.





