LAJME

Kurti: Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike

Kurti: Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Qershor 2022, 16:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si historike vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kosovë këtë të premte.

Kurti tha se përveçse e para vizitë e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ajo ishte dëshmi e marrëdhënieve të forta mes Kosovës e Gjermanisë si vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin.

“Pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e parë të një kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ta mirëpres Kancelarin Scholz në Aeroportin “Adem Jashari”, të parakalojmë bashkë në ceremoninë pritëse me nderime të larta shtetërore, të bisedojmë në një takim tête-à-tête, të diskutojmë me delegacionet tona shtetërore, dhe t’i drejtohemi popullit të Republikës nëpërmjet një konference të përbashkët për media”, shkroi Kurti.

Gjatë konferencës, Scholz foli për një sër temash, ku në mesin e tyre ishte edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, ku sipas kancelarit gjerman, ky proces duhet të ndodh për popullin e Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika