Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar “Panairin e Rinisë 2023”, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me UNICEF në Kosovë, i cili u mbajt në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se i pari i qeverisë me këtë rast ka thënë të ketë pasur mundësi që të shohin nga afër produkte të ndryshme që po ekspozohen në këtë panair si punë artizanale, piktura, robotikë, letërsi, bizhuteri e filigran, të punuar e të prezantuara nga të rinjtë dhe organizata të të rinjve.
Ndërkaq, në njoftim thuhet se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndanë mbi 14 milionë euro çdo vit për projekte të individëve e organizatave anembanë vendit, në kulturë, trashëgimi, rini e sport, e në secilën prej këtyre fushave përfituesi primar është i riu kosovar.





