LAJME

Kurti: Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike

Kurti: Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Tetor 2025, 17:22

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova po shndërrohet në një storie suksesi për sa i përket rritjes ekonomike në rajon.

Përmes një postimi në Facebook, ai u shpreh se sipas projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kosova pritet të ketë sërish rritjen më të lartë ekonomike krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.

“Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike. Vendi ynë përsëri do ta ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon, sipas projeksioneve të FMN-së. Politikat ekonomike dhe masat e ndërmarra gjatë qeverisjes sonë po ndikojnë pozitivisht në progresin dhe zhvillimin e shtetit”, ka shkruar Kurti.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika