Sot në Kosovë është mbajtur rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna. E pas numërimit të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vetëm katër komuna.
Mirëpo Kurti ka zgjedhur të mos i komentojë rezultatet, duke qëndruar i mbyllur në zyrën e selisë së VV-së, njësoj si në rundin e parë kur nuk kishte fituar asnjë komunë.





