Home LAJME Kurti uron Trumpin: Mezi pres të punojmë së bashku, SHBA-ja është aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës

Kurti uron Trumpin: Mezi pres të punojmë së bashku, SHBA-ja është aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës

0
Kurti uron Trumpin: Mezi pres të punojmë së bashku, SHBA-ja është aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Donald Trumpin për fitore në garën presidenciale për president të Amerikës.

Nëpërmjet një postimi në “X”, shefi i qeverisë thotë se mezi pret të punojë me Trumpin për përparim dhe paqe.

“Urime president Donald Trump, për fitoren tuaj elektorale. ShBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, ka shkruar kryeministri.Republikani Donald Trump ka arritur 270 votat elektorale që ia sigurojnë fitoren në garën për Shtëpinë e Bardhë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Trump pritet të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë katër vjet pas largimit nga ajo si presidenti i 47-të i SHBA-ve.

Sipas projeksionit të CNN, Trump ka aktualisht 276 vota elektorale, ndërsa Harris ka mbetur në 219./Reporteri.net/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here