Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit të krishterë, për festën e Krishtlindjes.
“Uroj që festën e Krishtlindjes ta kaloni në paqe e dashuri, me familjen e njerëzit tuaj më të dashur”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
Ai deklaroi se lindja e Krishtit përcjellë porosinë e lindjes së paqes, të shpresës e dashurisë.





