LAJME

Kurti uron Magyarin për fitoren në Hungari: Me padurim presim të bashkëpunojmë

Kurti uron Magyarin për fitoren në Hungari: Me padurim presim të bashkëpunojmë
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Prill 2026, 06:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar liderin e partisë Tisza të Hungarisë, Peter Magyar, për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare.

Ai përmes një postimi në “X”, tha se Kosova e mirëpret përkrahjen e qytetarëve hungarez ndaj vlerave evropiane derisa ka shprehur vullnetin për bashkëpunim në të ardhmen”, ka shkruar ai. 

“Urime Peter Magyar për fitoren në Hungari. Kosova e mirëpret mbështetjen e popullit hungarez për vlerat e Bashkimit Evropian dhe presim me padurim të bashkëpunojmë”, ka deklaruar Kurti.

Viktor Orban ka pranuar humbjen në zgjedhjet e të dielës në Hungari, duke i dhënë fund pushtetit të tij 16-vjeçar. Orbani e ka quajtur të dhimbshëm rezultatin e zgjedhjeve të së dielës, ku partia opozita Tisza e Peter Magyarit ka dominuar. 

Magyari është projektuar të marrë 2/3 e ulëseve në Parlamentin e Hungarisë të përbërë nga 199 deputetë. Kur janë numëruar rreth 96 për qind të votave, Tisza parashihet të marrë 138 ulëse, karshi 55 sa do t’i marrë Fidesz e 6 Mi Hazank. 

“Faleminderit Hungari!” – ka shkruar Magyar në rrjete sociale, ndërsa ai paraprakisht kishte mbajtur edhe konferencë për media.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika