LAJME

Kurti uron kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut: Mezi pres t’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale

Kurti uron kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut: Mezi pres t’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Qershor 2024, 15:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Hristijan Mickoski për marrjen e detyrës si kryeministër i ri i Maqedonisë së Veriut.

Në urimin e tij, Kurti ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por janë aleatë dhe partnerë të ngushtë me orientim drejt NATO-s, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE.

“Urime për MickoskiHM për zgjedhjen tuaj kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por janë aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientimin në NATO, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”./indeksonline

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika