LAJME

Kurti uron Gjermaninë për 32-vjetorin e bashkimit: Jemi bashkë në dënimin e agresionit rus

Kurti uron Gjermaninë për 32-vjetorin e bashkimit: Jemi bashkë në dënimin e agresionit rus
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Tetor 2022, 17:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Gjermaninë për 32 vjetorin e bashkimit. Kohë për të reflektuar mbi këtë ngjarje të rëndësishme historike por edhe kohë për të çmuar miqësinë e veçantë mes dy popujve.

Kurti në një postim në Facebook ka deklaruar lidhja e fuqishme mes dy vendeve tona vjen edhe si rezultat i mërgimtarëve tanë që punojnë dhe jetojnë në Gjermani ndërkohë që kontribuojnë edhe në zhvillimin e Kosovës.

“Republika jonë i është mirënjohëse Gjermanisë për ndihmën e shumëfishtë që ajo na ka dhënë, për modelin që ka ngritur e që frymëzon një zhvillim të bazuar në punë, dije dhe ndershmëri, të cilin edhe ne e ndjekim, si dhe për modelin e bashkimit që ajo ka aplikuar tri dekada më parë duke sjellë zhvillim, demokratizim e paqe”, tha Kurti.

Më tutje kryeministri shtoi se me Gjermaninë së fundi kemi qenë bashkë edhe në dënimin e hershëm të agresionit rus mbi Ukrainën.

“Ata që ishin kundër bashkimit të Gjermanisë 30 vite më parë, e që tash po bëjnë luftë kriminale kundër Ukrainës, si atëherë, edhe tash tri dekada më vonë, do të humbin përsëri”, përfundoi Kurti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika