- Reklama -

Kurti uron Ditën e Fëmijëve: Dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë tyre

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar 1 Qershorin – Fitën e Fëmijëve, duke thënë se u detyrohemi dashuri dhe mbështetje pa kushte, për lumturinë dhe harenë që na japin pamasë.

“Shoqëria bëhet më e mirë atëherë kur fëmijët janë motivi i të rriturve. Kur e ardhmja që ata janë, nuk trajtohet si diçka e largët që na pret, por si e përditshmja për të cilën kujdesemi dhe përgatitemi. Jo vetëm si prindër e familjarë, por edhe si shtet e qeveri. Për lumturinë dhe harenë që na japin pamasë, u detyrohemi dashuri dhe mbështetje pa kushte”, ka shkruar Kurti në Facebook.

- Reklama -

Ai është shprehur se ndihet i gëzuar për faktin që politika e tyre në nivel qendror po adaptohet edhe nga komunat në nivel lokal. Sipas tij, dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më parën fëmijëve se tani.

“I gëzohemi shumë faktit që politika jonë në nivel qendror për shtesa për fëmijë dhe nëna lehona po adaptohet edhe nga komunat në nivel lokal. Fëmijët tanë kanë nevojë për të ndjerë dorën e shtetit, e dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë tyre. Le të punojmë bashkë e edhe më fortë që fëmijëve në mbarë vendin t’ua ndërtojmë të ardhmen që ata e meritojnë; të kujdesemi që çdo fëmijë të ketë shtratin e butë e shtëpinë e sigurt, ushqimin e mirë, shkollimin cilësor, të drejtat që u respektohen dhe mundësitë e barabarta. Urime 1 Qershori, Dita e Fëmijëve – edhe pse çdo ditë është ditë e tyre!”, ka potencuar tutje Kurti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort