LAJME

Kurti uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit: Muaj i solidaritetit dhe mëshirës

Kurti uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit: Muaj i solidaritetit dhe mëshirës
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shkurt 2026, 10:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Përmes një postimi në Facebook, ai e cilësoi Ramazanin si muaj të vetëpërmbajtjes individuale dhe solidaritetit kolektiv, të mëshirës hyjnore dhe mirësisë njerëzore.

Sipas tij, ky muaj i shenjtë i fton njerëzit që ta rigjejnë veten në bashkësi dhe rikujton se begatia është bekim, ndërsa empatia virtyt.

Kryeministri u uroi të gjithë besimtarëve dhe besimtareve myslimane agjërim të lehtë dhe përmbushje shpirtërore, duke shprehur dëshirën që ky muaj i veçantë të sjellë paqe në shpirt dhe lumturi në zemër.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika