Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka dërguar urimet e tij për Krishtlindjet, duke theksuar rëndësinë e festës si një kohë reflektimi dhe mirënjohjeje.
Në një postim, Kurti ka shkruar se Krishtlindja është kremtim dhe reflektim.
- Reklama -
“Krishtlindja është kremtim dhe reflektim, urim dhe mirënjohje, besim dhe shpresë. Të dashur besimtarë të krishterë, urime këtë datë të shënuar dhe paçi një ditë të gëzuar e të begatë me më të dashurit tuaj. Uroj që mirësia e Zotit t’ju përcjellë gjithmonë dhe dashuria për tjetrin t’ju shtohet përherë”, ka shkruar Kurti.
- Reklama -
