LAJME

Kurti uron Abdixhikun

Kurti uron Abdixhikun
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Mars 2021, 17:55

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosj, dhe njëherit kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Lumir Abxhikun, për marrjen e udhëheqjes së LDK-së, në zgjedhjet që u mbajtën sot.

Në postimin e tij, Kurti shkruar se është në interes të Kosovës opozitarizmi i fortë.

“Dëshiroj të uroj punë të mbarë për z. Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së.

Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë.

Nga ana ime, vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.

Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mundet më t’ia mohojë këtë të drejtë.”, tha Kurti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika