Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Poznanit të Polonisë.
Kurti udhëton për në Poloni, do të marrë pjesë në konferencën IMPACT

Me të përfunduar angazhimet për ditën e sotme, përfshirë dhe pjesëmarrjen në seancën e 15-të konstituive të Kuvendit, që dështoi si 14 herat e kaluara, Kurti mori rrugën për në shtetin polak për të marrë pjesë në konferencën IMPACT.
“Në kuadër të saj, sonte në mbrëmje ai është ftuar në darkën e shtruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski dhe drejtori i konferencës, Sławomir Sierakowski” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

