LAJME

Kurti udhëton për Japoni, merr pjesë në varrimin e ish-kryeministrit Abe

Kurti udhëton për Japoni, merr pjesë në varrimin e ish-kryeministrit Abe
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shtator 2022, 15:37

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në Japoni.

Arsyeja e udhëtimit është pjesëmarrja në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Sipas Zyrës për Komunikim me Publikun brenda Qeverisë, Kurti në udhëtimin e tij është shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Kurti, gjatë qëndrimit në Japoni do të zhvillojë edhe takime tjera zyrtare.

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe, u vra me 8 korrik 2022 gjatë një fjalimi të tij në publik.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika