LAJME

Kurti udhëton në SHBA

Kurti udhëton në SHBA
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shtator 2025, 11:33

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar të enjten Zyra e Kryeministrit.

Gjatë qëndrimit atje, gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës.

“Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të hua”, thuhet në njoftimin.

Java e Nivelit të Lartë e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zgjat një javë.

Në këtë periudhë zhvillohet debati i përgjithshëm, ku liderët botërorë mbajnë fjalimet e tyre, dhe mbahen gjithashtu takime të veçanta të nivelit të lartë.

Në vitet e fundit, programi zakonisht ka qenë nga dita e hënë pas mes-shtatorit deri të premten e asaj jave.


Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika