LAJME

Kurti udhëton drejt Sllovenisë, merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit

Kurti udhëton drejt Sllovenisë, merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Gusht 2023, 11:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023.

Kurti sonte do të marrë pjesë në një darkë të punës të ftuar nga kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, është njoftuar nga Kryeministria.

Të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, ndërsa do të ketë edhe takime bilaterale.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023. Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në këtë forum, ai sonte do të marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob, ndërkaq të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale”, është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika