Zyra e kryeministrit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se pas takimit mbrëmë me pjesëtarë të mërgatës sonë e para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris, mëngjesin e sotëm kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkëbisedoi me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad.
Në komunikatë bëhet e ditur se gjersa u riafirmuan marrëdhëniet e fuqishme mes Kosovës dhe Francës, kryeministri Kurti dhe ministri Haddad diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit veçanërisht në sferën ekonomike, në kuadër edhe të forumit të sotëm, si një mundësi e mirë për më shumë shkëmbime, bashkëpunime e investime mes kompanive të dy vendeve tona.





