Takimi i radhës i kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, u mbajt me komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua mbi progresin ekonomik dhe avancimin demokratik të vendit të cilat janë kyçe në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian.
“Raporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2025 dëshmoi se Kosova ka vazhduar progresin në integrimin evropian. Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë më i përgatitur në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat, andaj edhe progresi demokratik i Kosovës meriton të vlerësohet me këtë status” – thuhet në njoftim.






