Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, mbrëmë u prit në darkë nga ministri i Shtetit për Mbrojtje, Lord Vernon Coaker, në “Naval and Military Club”, në Londër.
Kurti u prit në darkë nga ministri i Shtetit për Mbrojtje në Londër, shprehu dëshirën për bashkëpunim ushtarak

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, gjatë darkës, Kurti e falënderoi Lordin Coaker për mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke përmendur në veçanti: ndihmën ndaj refugjatëve, rolin e Gjeneralit Michael Jackson në çlirim, si dhe pas luftës në shtet-ndërtim, zhvillim dhe integrim.
“Kryeministri Kurti theksoi se Kosova dëshiron të ketë bashkëpunim edhe më të ngushtë ushtarak dhe të mbrojtjes, në drejtim të vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta. Në këtë kontekst, ai përmendi bashkëpunimin në fusha specifike, si bashkëzbarkimet, trajnimet dhe zhvillimin e kapaciteteve” – thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

Seanca e Kuvendit caktohet për të hënën, Tahiri: Kryesia u pajtua për deklaratën e përbashkët kundër vendimit të Speciales

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të

