LAJME

Kurti u kërkon takim partive parlamentare

Kurti u kërkon takim partive parlamentare
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Maj 2024, 23:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e partive parlamentare për të diskutuar rreth agjendës legjislative për sezonin pranveror.

Në letrën të cilën Kurti ia ka dërguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku i bëhet e ditur se takimi është paraparë të mbahet të hënën me 13 maj në ora 18: 30 në një nga hotelet e Prishtinës, transmeton RTV21.

“Unë jam i vetëdijshëm se subjekti juaj opozitar ka rezervat e veta për pjesëmarrje në procesin e votimit në Kuvendin e Republikës, por besoj pozitivisht se kjo nuk e parandalon pjesëmarrjen tuaj dhe diskutimin tonë të përbashkët për të shqyrtuar mundësitë e reja rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legjislative për sesionin pranveror. Duke pritur përgjigje pozitive nga ana juaj, ju përshëndes përzemërsisht.”, thuhet ndër tjerash në letrën e Kurtit dërguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ndërkohë, të premten në mbrëmje, gazeta online Reporteri.net ka kërkuar konfirmim nga qeveria, mirëpo nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika