Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një takim me diasporën në Londër, në prag të Procesit të Berlinit, ka treguar për ofertën që ia kishte bërë kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për të bashkëqeverisur.
Ai ka thënë se ia kishte ofruar postin e zëvendëskryetarit të Parlamentit, një ministri dhe dy zëvendësministra.
“Me Partinë Guxo nëse ajo i ka gjashtë deputetë jemi marrë vesh për dy ministra. Unë kam qenë i gatshëm Nismës, me tre deputetë, me ja dhënë një ministër, nënkryetarin e Kuvendit. Po të ishte bërë Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit, Fatmir Limaj do të ishte bërë nënkryetar, sepse ka pesëfish vota më pak se Albulena. E kish marrë një ministri dhe dy zëvendësministra. Katër pozita të larta me tre deputetë. Kjo është racionale, maksimumi i mundshëm. Ama, ma jep mu këtë sepse ta kam gjete ditën, faleminderit”, ka thënë ai.





