Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar në Twitter për takimin që ka pasë dje në Bruksel me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe emisarin Miroslav Lajçak.
Për mungesën e një takimi trilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai tha se ky takim s’u realizua për shkak të refuzimit të tij.
“U takova me Përfaqësuein e Lartë Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak, por pa presidentin e Serbisë, i cili refuzoi të marrë pjesë. Unë dhashë dëshmi për rrëmbimin e 3 policëve tanë – të mbajtur për më shumë se një javë – dhe diskutova de-përshkallëzimin, zgjedhjet e reja dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, tha Kurti.





