LAJME

Kurti thotë se nuk thërret seancë, nuk tregon nëse ka biseduar me Deharin

Kurti thotë se nuk thërret seancë, nuk tregon nëse ka biseduar me Deharin
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Gusht 2026, 09:11

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është prononcuar për media pas takimit me liderët e subjekteve politike në presidencë, takim ky i thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentës Albulena Haxhiu, raporton Ekonomia Online.

Por, me të dalë nga objekti i Presidencës, Kurti u pyet nga gazetarët se përse nuk po e thërret mbajtjen e seancës konstituive dhe se a ka biseduar me kryesuesin Avdni Dehari për këtë.

Por, Kurti u përgjigj shkurt duke thënë se “unë nuk thërras seancë”.

Takimi, i thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kishte në fokus tejkalimin e ngërçit institucional dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për presidentin. PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca nuk morën pjesë./EO

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika