LAJME

Kurti thotë se në komunat veriore në lokale po paguhet me euro

Kurti thotë se në komunat veriore në lokale po paguhet me euro
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Mars 2024, 10:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka komentuar sërish rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, duke thënë se në komunat veriore pa paguhet me euro.

Kurti, mes tjerash theksoi se përkundër kërcënimeve nga Beogradi nuk janë shënuar incidente.

“Banka Qendrore e Kosovës e ka marrë vendimin e për rregullin e re, e ka bërë planin tre mujor të tranzicionit në 10 hapa, ne do ta mbështesim këtë plan sa kërkohet, jemi në rrugë të mbarë është e qartë përkundër lajmërimeve apokaliptike nga Beogradi nuk ka incidente në terren”, u shpreh Kurti.

“Edhe në Leposaivq, Zubin Potok, Zveçan e veri të Mitrovicës, nëpër lokale të ndryshme paguhet me euro, por edhe të mos harrojmë se janë mbi 33 mijë xhirollogari ku serbët e i marrin ndihmat e tyre në valutën euro, që ua jep qeveria e Kosovës”, u shpreh Kurti.

“Ne nuk jemi për tua ndaluar ndihmat që u vijnë nga Serbia por duhet të bëhen euro në Kosovë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika