Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur në konferencën për media lidhur me vizitën e tij të paralajmëruar për SHBA.
Ai ka thënë se pengesa kryesore sipas tij, është logjistike e teknike, sepse ka thënë se nuk mund të shkoj për të qëndruar dy- tri ditë atje.
“Shkoj për 10 ditë e dy javë, por jo për tri ditë. Për shkak të situatës në të cilën ndodhemi jemi detyruar ta shtyjmë muaj pas muaji. Jam i interesuar të shkoj dhe kjo do të ndodh në pranverë. Do të më duhet të qëndroj pak më shumë se zakonisht në mënyre që ju të bëni pyetjen se kur do të kthehem në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Kurti në këtë konferencë.
Sipas tij, në vizitën e tij kur do që të ndodhë në ShBA do të zhvilloj takime të shumta dhe të rëndësishme.