Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë një javë më parë se Prokuroria e Shtetit nuk ka ngritur aktakuza të shumta për sulmin në Banjskë të Zveçanit.
Kurti tha se Prokuroria s’ka ngritur aktakuza për Banjskën, Isufaj: S’është çështje e tij, është e drejtësisë

Isufaj, mes tjerash potencoi se ngritja e aktakuzave është çështje e sistemit të drejtësisë, e jo siç tha ai, e shefit të qeverisë njofton Klankosova.tv.
“Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave është çështje e sistemit të drejtësisë, ne aktakuzat i ngrisim kur ka prova. Nuk mund të na tregojë askush se kur duhet të ngrisim aktakuzat ose kur duhet të pushojnë hetimet”, ka thënë Isufaj në një konferencë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

