Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i hapur për dialog me synimin për arritje të njohjës së ndërsjellë me Serbinë.
Kurti: Të gatshëm për dialog me Serbinë me synim njohjen e ndërsjellë

Ai ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës është e domosdoshme dhe se nuk ka kthum prapa e nuk do të ketë përsëritje të tragjedive.
“Sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë. Ju vini pas vizitës në Beograd dhe në agjendën tuaj diplomacia ballkanike ka zënë vend prioritar. Do të jemi të hapur për takime e dialog, me synim arritjen e njohjes së dyanshme, siç është shprehur edhe presidenti amerikan Joe Biden. Ne jemi të interesuar për zgjidhjen e këtij problemi, por zgjidhje mund të jetë vetëm njohja e pavarësisë, që tashmë është bërë nga shumica e shteteve të OKB-së, nga 22 prej 27 shteteve të BE-së e nga 26 prej 30 shteteve të NATO-s, e ku në të gjitha është Italia. Njohja e Kosovës e ndihmon Serbinë, e çliron prej mentalitetit sundues e spastrues të trashëguar prej Millosheviqit”, ka thënë Kurti në seancën të organizuar në Kuvend me rast të vizitës së ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

