Home LAJME Kurti takon policët që morën pjesë në aksionin kundër kontrabandës në Leposaviq

Kurti takon policët që morën pjesë në aksionin kundër kontrabandës në Leposaviq

0
Kurti takon policët që morën pjesë në aksionin kundër kontrabandës në Leposaviq

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka pritur të dielën në takim pesë policët të cilët morën lëndime si pasojë e një sulmi në Veri të Kosovës, pasi synonin ta ndalin një mjet transportues që donte të kontrabandonte.

Kështu Kurti ka kritikuar edhe prokurorinë, duke thënë se në mungesë të punës efikas të prokurorisë “aksionet e Policisë e me këto sigurimi i rendit publik, mbeten të papërfunduara”.

“Policia jonë çdo ditë demonstron vendosmëri dhe shkathtësi për të siguruar ligjshmërinë në tërë territorin e Republikës. Përderisa puna profesionale e policëve ka arritur të sjell personat e dyshuar para drejtësisë, kjo e fundit, në këtë rast Prokuroria, liron njërin të dyshuar në procedurë të rregullt, sipas pohimeve të policëve”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Gjatë këtij takimi ka marrë pjesë edhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here