- Reklama -

Kurti takon përfaqësuesit e komunitetit goran, premton rritjen e mirëqenies së këtij komuniteti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e komunitetit goran në Kosovë, nga akademia, organizatat joqeveritare, mediat dhe institucionet e Kosovës.

Siç thuhet në një komunikatë për media, duke shprehur mirënjohje për kontributin e komunitetit goran në Kosovë, Kryeministri Kurti theksoi angazhimin e Qeverisë për rritjen e mirëqenies së këtij komuniteti.

- Reklama -

Ai veçoi mbështetjen e dhënë përmes Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit.

Kjo ka përfshirë përfaqësimin e komunitetit në skemën e punës praktike në institucione gjatë gjashtë muajve të fundit, si dhe grantet që mbështesin OJQ-të në punën e tyre për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e komunitetit.

Duke vlerësuar Programin e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës, të udhëhequr nga Seniha Gjylderen Krasniqi nga komuniteti goran, u theksua ndarja e 5 bursave për studentët nga komunitetet joshumicë për t’u regjistruar në këtë program, që është e vetmja mundësi e tillë në rajon për studentët që të mësojnë gjuhët zyrtare të Kosovës, së bashku me studimin e linguistikës dhe veçorive gjuhësore dhe kulturore të Ballkanit.

Ndërsa duke biseduar lidhur me zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, Kryeministri Kurti theksoi mbështetjen e dhënë për Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve në punën e tij të rëndësishme, si dhe punën e filluar për ngritjen e Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Tutje në komunikatë, u bisedua për forcimin e rolit të Zyrtarëve Komunalë për Komunitete dhe Kthim. Kryeministri Kurti veçoi takimin me zyrtarët dhe përgjigjen në kërkesat e artikuluara në atë takim për trajnime dhe rrjetëzim të mëtejshëm. U fol për konferencën e organizuar në qershor për të ndarë praktikat e mira dhe një tjetër konferencë që do të zhvillohet këtë javë.

Në takim u bisedua për mundësitë dhe hapat e ardhshëm për rritje të angazhimit të përbashkët drejt krijimit të vendeve të reja të punës, zhvillimit të turizmit dhe rritjes së mirëqenies së komunitetit goran në Kosovë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort