Kryeministri Albin Kurti në ditën e dytë të pjesëmarrjes së tij në punimet e Konferencës së Sigurisë në Mynih ka takuar ministrin federal gjerman të Bujqësisë, Cem Oezdemir.
Kurti takon ministrin gjerman të Bujqësisë, tregon një histori interesante me të

Kurti ka shkruar se me Ozdemir ishin takuar në një simpozium në Greqi si opozitarë dhe pas katër vjetëve janë takuar sërish tani të dy në pushtet.
“Për herë të parë takova Cem Ozdemir në një simpozium në Greqi si dy deputetë opozitarë. Katër vjet më vonë të dy në pushtet, ne u takuam sërish dhe biseduam për agjendën tonë progresive. Diskutuam rëndësinë e bujqësisë në ekonominë tonë, ambientin dhe punësimin”, ka shkruar Kurti.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

