Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm në Britani të Madhe.
Ai është takuar me James Heappeyn, ministër i Forcave të Armatosura Britanike.
Këtë e ka bërë të ditur vet Kurti me anë të një postimi në Twitter.
I pari i Qeverisë ka shtuar se ka falënderuar Heappeyn për mbështetjen e Britanisë ndaj Kosovës si dhe për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.
Në këtë takim, siç bëri të ditur Kurti është diskutuar edhe për agresionin rus në Ukrainë.
“Një takim i shkëlqyeshëm me ministrin e Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey. Falënderova atë për mbështetjen e hershme të Britanisë ndaj Kosovës dhe për marrëdhëniet aktuale të shkëlqyera mes dy vendeve. Ne jemi bashkë kundër agresionit rus në Ukrainë, dhe ndajmë vlera të përbashkëta për paqe, liri, demokraci dhe siguri në regjion”, ka shkruar Kurti.