LAJME

Kurti takon investitorët në Dallas, ia përmend arsyet për të investuar në Kosovë (FOTO)

Kurti takon investitorët në Dallas, ia përmend arsyet për të investuar në Kosovë (FOTO)
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Maj 2022, 08:59

Kryeministri Albin Kurti është takuar me investitorë, akademikë e profesionistë në Këshillin për Çështje Botërore të Dallasit.

Fuqia punëtore profesionale e Kosovës, kosto e ulët operative për kompanitë e Teknologjisë së Informacionit, zhvillimi ekonomik dhe përparimi demokratik u përmendën nga Kurti si arsye pse Kosova, sipas komunikatës nga Qeveria, ofron një mundësi të artë për investime të reja.

I pari i Qeverisë ftoi investitorët e fokusuar në sektorin e IT-së që ta përfshijnë Kosovën në planet e tyre për kontraktimin e shërbimeve.

Kurti po ashtu theksoi potencialin e mërgatës kosovare në ShBA, për investime të përbashkëta në Kosovë.

Përmirësimin vjetor për 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të raportit të Transparency International ishte po ashtu arsye e përmendur që investitorët të investojnë në shteti më të ri të Evropës.

“Miratimi i ligjit për Gjykatën Komerciale, që do të shërbejë për rritjen e efikasitetit të trajtimit të kontesteve ekonomike, dhe rishikimi i ligjeve ekzistuese kanë për qëllim ofrimin e kushteve sa më të favorshme dhe të përshtatshme të të bërit biznes”, citohet të ketë thënë Kurti. /Klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika