Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë ka takuar edhe Drejtoren Ekzekutive të Europol-it, Catherine De Bolle, me të cilen diskutoi për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të rendit dhe Europol-it dhe suksesin e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Gjatë dy viteve të fundit Policia e Kosovë ka zhvilluar 854 operacione policore, ku janë arrestuar 3202 persona, prej të cilëve 301 zyrtarë shtetërorë. Në dy vite qeverisje janë konfiskuar gjithsej 1.8 ton substanca narkotike, nga të cilat 400 kilogram në vitin 2021, si rezultat i operacionit të përbashkët me DEA-n amerikane dhe autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë”, tha kryeministri Kurti, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeminsitrit.
Më tej Kurti ka thënë se “vendi ynë është ngritur për 20 vende në dy vitet e fundit në indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparency International, për 17 vende në indeksin e Lirisë së Mediave të Reporterëve pa Kufi, dhe për të dytin vit radhazi është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për sa i përket sundimit të ligjit sipas Projektit të Drejtësisë Botërorei.





