LAJME

Kurti takon Cramon, diskutojnë për zgjedhjet në BE, zhvillimet në rajon dhe agjendën e qeverisë për këtë vit

Kurti takon Cramon, diskutojnë për zgjedhjet në BE, zhvillimet në rajon dhe agjendën e qeverisë për këtë vit
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Janar 2024, 11:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka takuar Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në njoftimin e ZKM-së, u bë e ditur se ndër temat e diskutimit në këtë takim ishin zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit.

Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, kryeministri veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi znj. Cramon për punën dhe angazhimin e saj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika