Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të hënën gjatë paradites priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.
Zyra e Kryeministrit bën të ditur se emisari Sørensen e uroi kryeministrin me rastin e formimit të qeverisë së re dhe për mandatin e tij të ri.
Siç bëhet e ditur në njoftim, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për sundim të ligjit dhe përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, si prioritete të qarta të agjendës qeverisëse dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë me njohje reciproke” – thuhet në fund të këtij njoftimi.