Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar sot shefen e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey.
Kurti takoi shefen e zyrës së KiE-së në Kosovë, Mary Ann Hennessey

Bëhet e ditur se në takim kryeministri foli për punën dhe angazhimin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë duke e falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë në avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
“Ai e njoftoi me progresin gjatë qeverisjes në forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit që është vlerësuar nga indekset ndërkombëtare, politikat e punësimit dhe të mirëqenies, nga të cilat kanë përfituar të gjithë qytetarët, pa dallim. Së bashku diskutuan për projektet aktuale që Zyra e Këshillit të Evropës po zbaton në Kosovë dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit”, njofton zyra për informim e Kryeministrit./RTK/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

