Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock.
Kurti takoi sekretarin e INTERPOL-it: Kosova është e përkushtuar për shtet ligjor

Sipas njoftimit për media thuhet se luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit, përkushtimi ndaj sundimit të ligjit dhe angazhimi i institucioneve të rendit të Republikës së Kosovës, ishin temat kryesore të diskutimit.
Kryeministri Kurti e njoftoi Sekretarin Stock për sukseset e shënuara përballë grupeve kriminale dhe krimit të organizuar përgjatë dy viteve të fundit dhe për bashkëpunimin frytdhënës me shtete dhe organizata partnere në luftimin e krimit të organizuar trans-nacional.
“Duke theksuar se nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm pa sundim të ligjit, kryeministri tha se Kosova është e përkushtuar për shtet ligjor dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

