Gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Odile Renaud-Basso, ku diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe ekonomike në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti inkurajoi BERZh-in të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat dhe projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, ujërave dhe transportit publik. Siç bëhet e ditur, ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për të avancuar projektet infrastrukturore dhe për të përmbushur objektivat e bashkëpunimit të përbashkët.
Në përfundim, thuhet se kryeministri falënderoi presidenten e BERZh-it për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Republikës së Kosovës.
Kurti takoi presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Automjeti godet për vdekje biçiklistin 78-vjeçar në Prizren

Numërohen 70% e votave, këta janë kandidatët më të votuar në katër subjekte politike

Në maj 2026, çmimet e konsumit në Kosovë u rritën për 6.8% krahasuar me majin 2025

